Formacioni i mundshëm/ Teuta vuan mungesat, dilema nga mbrojtja në sulm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 10:47

Formacioni i mundshëm/ Teuta vuan mungesat, dilema nga mbrojtja në sulm

Humbja në ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka tronditur jo pak situatën në kampin durrsak. Megjithatë, koha nuk pret dhe ndeshja me Kukësin është te dera, prandaj dhe trajneri Edi Martini ka punuar shumë me skuadrën nga ana psikologjike në dy ditët e fundit.

teuta

Në Kukës luhet një ndeshje shumë decizive për vazhdimësinë e të dyja skuadrave, që tashmë janë në vorbullën e mbijetesës. “Djemtë e detit” kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore, ku fillimisht përgatitësi atletik, Mark Doda dhe zv.trajneri Bledar Hodo punuan me futbollistët me disa ushtrime fizike. Skuadra e vazhdoi stërvitjen me ushtrime aerobike, ndërsa më pas gjithçka u fokusua te puna me topin dhe ana taktike, ku u provuan disa skema nga Martini.

Lojtarët janë të motivuar për të bërë kthesën, ndërsa stafi teknik është më dhimbje koke për ndërtimin e formacionit, pasi disa lojtarë do të jenë jashtë kësaj ndeshjeje. Mbrojtësi i majtë, David Gjinollari dhe sulmuesi Lorenco Vila, kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungojnë në këtë takim. Gjithashtu, me shumë gjasa durrsakët nuk do të llogarisin as për këtë ndeshje mesfushorin Erando Karabeci, pasi nuk është ende gati që prej dëmtimit të pësuar pak javë më parë. Ndaj Kukësit në dyshim është edhe mbrojtësi i majtë, Blerim Kotobelli, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe mungoi në ndeshjen e Kupës me Tiranën.

Nga stafi mjekësor mësohet se lojtari ka një përmirësim të ndjeshëm, por vetëm nesër do të konfirmohet nëse mund të jetë gati për ta nisur nga minuta e parë. Megjithatë, vetë trajneri Martini ka konfirmuar se lojtarët që ka në dispozicion mund të zëvendësojnë vendet e lëna bosh nga këta futbollistë që pritet të mungojnë. Emra si Daci, Çyrbja dhe Gruda pritet të jenë në vijën e parë të sulmit, ndërsa alternativë është edhe shtatlarti Oshafi. Në mbrojtje është rikthyer i gatshëm Jurgen Goxha, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe në ndeshjet e fundit në kampionat ndaj Erzenit ka marrë minuta.

FORMACIONI I MUNDSHËM

TEUTA: Qirko, Marku, Jazxhi, Qaqi (Goxha), Kuro (Kotobelli), Beqja, E. Vila, Kallaku, Gruda, Çyrbja, Daci
Trajner. Edi Martini

TEUTA (1)

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"