Formacioni i mundshëm/ Me Odegard dhe Sakën, “topçinjtë” të kompletuar ndaj Bajernit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 14:48

Formacioni i mundshëm/ Me Odegard dhe Sakën, “topçinjtë” të kompletuar ndaj Bajernit

Arsenali duket se do të ketë një skuadër plotësisht të aftë për t’u përballur me Bajernin e Mynihut sonte mbrëma në ndeshjen e tyre të rëndësishme çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Pavarësisht shqetësimeve të vogla për Martin Odegardin dhe Bukajo Sakën vonë gjatë humbjes të së dielës ndaj Aston Vilës, skuadra e Mikel Artetës duket të jetë në formë të mirë për sfidën vendimtare në Champions.

Arsenaliii

Trajneri u detyrua të zëvendësonte kapitenin e tij në ndeshjen me Vilën, duke pranuar më pas se “diçka po ndjente”. Menjëherë pasi norvegjezi u largua nga fusha, i zëvendësuar nga Emil Smith-Rou, Arsenali pësoi dy herë radhazi, duke mos qenë më ata të parët në garën për titullin e Premier Ligës. Vëmendja tani kthehet në mundësinë për të siguruar një biletë mes katër vendeve më të mira në Europë. Arsenalit do t’i duhet të kapërcejë një atmosferë armiqësore në Gjermani për të mbërritur në një gjysmëfinale të parë që nga viti 2006. Por të paktën, tani ata pritet të kenë një skuadër pothuajse tërësisht të disponueshme për këtë ndeshje.

Në seancën e fundit stërvitore në Londër, nuk mungonte as Odegard dhe as Saka në stërvitje. Jurrien Timber ishte prezent edhe një herë në stërvitje, por ai nuk ka luajtur ende në një ndeshje U-21, siç ka shpjeguar Arteta dhe është ende “disa hapa” larg paraqitjes së dytë zyrtare të sezonit për “topçinjtë”. Por Saka ishte atje, pasi u pa duke çaluar në stadiumin “Emirates”. Sulmuesi u shënjestrua vazhdimisht nga lojtarët e Bajernit në ndeshjen e parë dhe vetëm së fundmi është rikthyer nga dëmtimi.

arsen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"