Formacioni i mundshëm i Vllaznisë/ Brdariç, hapësirë të rinjve në sulm ndaj Skënderbeut
Për ndeshjen e sotme me Skënderbeun në “Air Albania”, trajneri Tomas Brdariç ka menduar të hedhë në fushë një formacion miks, duke u dhënë mundësinë edhe lojtarëve të stolit që të provojnë emocionet e stadiumit me të mirë në vend.
Duke qenë se rezultati nuk ka rëndësi, trajneri gjerman ka vendosur për këtë variant. Lojtarë si Mala, Hakaj, Gruda, Krymi e ndonjë tjetër mendohet ta nisin nga stoli. Në mbrojtje do të ketë vend për Jagon në të majtë.
Ajdareviç pritet të ketë një fanellë titullari sot në mbrëmje, ndërsa ndryshimet më të mëdha i përkasin sulmit. Kapiteni Bekim Balaj, me shumë mundësi, do të ketë në krah të tij dy lojtarë të rinj, Delaj dhe Dodaj.
Megjithatë, Brdariç mund të befasojë edhe me ndonjë ndryshim tjetër në formacion për këtë ndeshje prestigji.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"