Formacioni i mundshëm i Teutës në sfdën ndaj Tiranës/ Karabeci nuk i’a del, Kotobelli në dyshim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 14:18

Formacioni i mundshëm i Teutës në sfdën ndaj Tiranës/ Karabeci nuk i’a del, Kotobelli në dyshim

“Djemtë e detit” për një çast heqin vëmendjen nga kampionati, pasi e mërkura është e rezervuar për gjysmëfinalen e Kupës ndaj Tiranës. Collage Maker-26-Apr-2023-01-59-PM-7395Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet për takimin e parë gjysmëfinal. Tekniku Martini i ka dhënë “dorën” e fundit përgatitjeve duke zhvilluar një seancë të karakterit taktik në fushën me bar sintetik.

Mungesa e madhe në këtë ndeshje do të jetë Erando Karabeci, i cili vijon të jetë i dëmtuar dhe vijon me procesin e riaftësimit. Blerim Kotobelli ka pasur probleme pas ndeshjes me Erzenin dhe është në pikëpyetje për të luajtur.

Trajneri Martini e ka përfshirë në listë dhe para ndeshjes do të vendoset nëse do të aktivizohet në lojë.

TEUTA (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"