Formacioni i mundshëm i Partizanit/ Hadroj prish planet para derbit, sulmi plot dilema!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 9:10

Formacioni i mundshëm i Partizanit/ Hadroj prish planet para derbit, sulmi plot dilema!

Partizani ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e së shtunës në orën 18:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

partizani

Pritej që të kuqtë të mos kishin asnjë mungesë përveç Bytyçit, por situata ka ndryshuar gjatë këtyre ditëve dhe Andi Hadroj ka sinjalizuar se nuk mund të luajë në ndeshjen e sotme. Mbrojtësi vuan një problem muskulor, i cili nuk ka kaluar, pavarësisht se pukjani luajti kundër Egnatias.

Vetë Shehi e njoftoi mungesën e mbrojtësit, teksa pjesa tjetër e ekipit do të jenë të gjithë të gatshëm. Probleme fizike ka pasur edhe Mehmeti, por mesfushori ia ka dalë të rikuperohet dhe pritet të jenë në stol. Në mbrojtje me shumë mundësi nga minuta e parë do ta nisë Zekolli, me Muratajn, që do të luajë në mesfushë së bashku me Maget dhe Rrapajn. Në sulm ka plot dyshime, por shanset më të mëdha janë që të luajnë Taipi, Skuka dhe Cara.

Një mundësi është edhe Mba në vend të mesfushorit nga Bujanovci. Mbetet të shihet sot në 18:00 se cilat do të jenë zgjedhjet e Shehit, me klubin e kuq, që gjatë kësaj jave ka punuar me dyer të mbyllura, për të pasur qetësinë, por edhe privatësinë e duhur. Atmosfera në ambientin e kuq nuk është më e mira, ndikuar nga fakti që nuk fitojnë në katër ndeshjet e fundit.

FSGSD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"