Formacioni i mundshëm i Partizani/ Disa rikthime te kampionët, ja plani i kuq për Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 8:36

Formacioni i mundshëm i Partizani/ Disa rikthime te kampionët, ja plani i kuq për Tiranën

Partizani ka zhvilluar ditën e djeshme stërvitjen e parafundit në kuadër të derbit të nesërm në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

partizaniiiii

Stafi mjekësor po punon për të rikuperuar katër prej lojtarëve me probleme fizike. Në mbrojtje, Eljon Sota dhe David Atanaskoski janë bashkuar me ekipin dje në stërvitje dhe pritet ta nisin si titullarë sfidën e nesërme. Dyshime qëndrojnë vetëm te Sota, pasi duhet parë forma e tij fizike dhe dy stërvitje të plota mund të mos jenë të mjaftueshme. Ndërkohë, Bintsuka dhe Cara, që u lanë pushim ndaj Dinamos, janë rikuperuar dhe pritet të luajnë titullarë, pasi mungesa e tyre u ndje mjaft ndaj Dinamos.

FORMACIONI Partizani është treguar hermetik në këto përgatitje para derbit, por një projeksion në lidhje me formacionin mund ta ndërtojmë. Në portë pritet Qirko, teksa në mbrojtje Hadroj kthehet në të djathtë e Sota dhe Atanaskoski priten titullarë. Alternativë për fierakun është Janjeva. Në mesfushë ka një dyshim mes Mehmetit dhe Muratajt, teksa në sulm luajnw Cara dhe Bintsuka.

sgf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"