Formacioni i mundshëm/ Asllani titullar, Inzagi me rrotacion masiv ndaj Benfikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 9:20

Formacioni i mundshëm/ Asllani titullar, Inzagi me rrotacion masiv ndaj Benfikës

Me kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të siguruar dy javë nga përfundimi i fazës së grupeve, dhe me një transfertë të vështirë si ajo ndaj Napolit për t’u luajtur në fundjavë, Simone Inzagi ka vendosur të ndryshojë shumë nga protagonistët që do të zbresin në fushë sot në 21:00 ndaj Benfikës.

inter

Me Dumfrisin e ngelur në Milano prej lodhjes muskulore, sipas “Sky Sports” do të jetë edhe një herë tjetër radha e Jan Bisek në prapavijë (pas ndeshjes nga minuta e parë ndaj Salcburgut), për të lejuar avancimin e Darmianit në korsinë e djathtë.

Aty Huan Kuadrado, edhe pse e ka kapërcyer problemin me tendinin e Akilit siç tregoi ndaj Juventusit, nuk është ende gati për ta nisur nga minuta e parë. Gjermani Bisek do të shoqërohet nga De Vraj dhe Açerbi në mbrojtje, ndërsa një nga surprizat e Inzagit pritet të jetë edhe porta.

Emil Audero pritet të bëjë debutimin, me Zomerin që do të jetë spektator në 90 minutat në Portugali.

MESFUSHA DHE SULMI – Ndërkohë që Darmiani është i padiskutuar në të djathtë, në të majtë pritet aktivizimi i Karlos Augustos nga minuta e parë, me Dimarkon që do ta nisë nga stoli. Revolucioni do të jetë në mesfushë, me Inzagin që ka vendosur të kursejë gjithë titullarët.

Çalhanoglu, Barela, Mikhitarian do të kenë mundësi të pushojnë (të paktën siç ka treguar seanca e fundit stërvitore), për t’i lënë vendin Asllanit, Fratezit dhe Klasenit. Me rikuperimin e Aleksis Sançezit nga ndrydhja e kaviljes, do të ndryshojë edhe dyshja e sulmit.

Kiliani dhe Arnautoviç do të marrin vendin e Lautaros dhe Turamit, për të treguar se Interi ka edhe burime të tjera për golin, përveç dyshes së padiskutueshme.

0524154

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"