Formacionet e mundshme të “El Clasico”-s/ Real Madridi me një pikëpyetje, Barcelona nuk ka probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 12:29

Formacionet e mundshme të “El Clasico”-s/ Real Madridi me një pikëpyetje, Barcelona nuk ka probleme

Reali i Madridit dhe Barcelona do të gjejnë njëra-tjetrën përballë të dielën, pasi kanë lënë pas krahëve një mesjavë të përvuajtur në Ligën e Kampioneve.

el clasico

Reali doli mirë, pasi u kualifikua për në gjysmëfinale, por ata mbërrijnë më të lodhur. Edhe Barcelona konsumoi energji pasi luajti për më shumë se një orë me dhjetë lojtarë. Përtej problemeve e ngarkesës, për Klasiken të gjithë duan të jenë. Sa i përket pezullimeve, Reali dhe Barcelona vijnë në këtë ndeshje pa asnjë lojtar të pezulluar. Barça gjithashtu vjen e plotë, me të gjithë lojtarët të gatshëm. Nga ana tjetër edhe Reali duket në rregull përtej dëmtimeve afatgjatë të Alaba e Kurtua. Dyshimi i vetëm i “los blancos” është Karvahal.

real

barcelona

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"