Forma fantastike e Sitit, ja kush është sekreti i “Qytetarëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 18:13

Forma fantastike e Sitit, ja kush është sekreti i “Qytetarëve”

Ishte fundi i ndeshjes kundër Evertonit dhe një buzëqeshje lumturie përshkoi fytyrën e Pep Guardiolës, pa ditur ende se si do të kishte përfunduar ndeshja e Arsenalit me Brajtonin (0-3).nm,vncm,vv

Mançester Siti e nisi javën më të rëndësishme të sezonit duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Angli, për t’u fokusuar më pas vetëm te ndeshja e sotme kundër Realit, me objektivin e vetëm për të prerë biletën e dytë në finalen e Champions-it pas asaj kundër Çelsit. “Qytetarët” mund të fitojnë tripletën historike këtë sezon, ndërsa janë edhe në finalen e Kupës FA kundër kushërinjve të Junajtidit. Mançester Siti vjen në një formë fantastike në këtë sprint final të sezonit, ndërsa nuk mundet prej 22 ndeshjesh. Një nga sekretet e kësaj forme është përgatitja fizike.

Një detyrë që i takon spanjollit Lorenco Buenaventura, përgatitësi atletik, i cili e ka shoqëruar gjithnjë Pep Guardiolën në karrierën e tij si trajner: Te Barcelona, Bajerni dhe sot te Siti. Thuhet se Pep negocion gjithnjë kontratën e ndihmësit të tij kur firmos me një klub. Buenaventura, i cili e ka nisur karrierën te Kadizi dhe më pas ka punuar edhe në skuadra të tjera si Vajadolidi, Espanjoli dhe Atletiko e Madridit, ka punuar edhe individualisht me futbollistë të ekipeve të tjera, siç është rasti i Kristiano Ronaldos. Metoda e tij e punës është përqafuar nga futbollistët. Filozofia e tij është që lojtarët të ndihen mirë fillimisht, të jenë komodë në radhë të parë dhe më pas analizon elementët e ndryshëm të skuadrës për të gjetur se cilat ushtrime janë më të mira për kërkesat e Guardiolës.

Buenaventura kujdeset gjithnjë për dy fusha në veçanti: shpejtësinë dhe saktësinë. Ai përshtatet gjithmonë me atë që kërkon nga ai trajneri katalanas. Këtë sezon, siç ka ndodhur edhe me skuadrat e tjera, ai ka ndërtuar një plan atipik përgatitjeje për shkak të Botërorit. Që nga përfundimi i turneut në Katar, Buenaventura i përqendroi përpjekjet e tij për këtë pjesë të fundit të sezonit dhe rezultatet janë të dukshme me këtë seri fitoresh. Siti nuk ka humbur që nga muaji shkurt (1-0 ndaj Totenhemit).

Në Champions, djemtë e Guardiolës kanë shënuar 27 gola. Nga këta gola, 19 janë shënuar në pjesën e dytë (Reali i ka shënuar 17 nga 26 golat e tij në Champions pas pushimit). Kësaj i duhet shtuar se skuadra vrapon mesatarisht 116.89 km për ndeshje, krahasuar me 100.89 km distancë që përshkon Reali. Të gjitha me një qëllim: për të sjellë Ligën e Kampioneve në Mançester.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"