Forma e shkëlqyer, Bastoni: Inzagi më ka ndryshuar si futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 21:27

Forma e shkëlqyer, Bastoni: Inzagi më ka ndryshuar si futbollist

Alesandro Bastoni thotë se trajneri Simone Inzagi ka një meritë të madhe në ndryshimin e tij si lojtar dhe e ka ndihmuar shumë që të jetë më i qetë me topin dhe të sulmojë.

bastoni

“Siç e themi prej kohësh, finalja e Stambollit na ka ndihmuar që të jemi një skuadër më e pjekur. E kuptuam çfarë do të thotë të luash në nivele të tilla. Por tani duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të fitojmë titullin kampion. Forca e grupit është më e rëndësishmja.

Kemi besim se mund të shkojmë shumë larg. Inzagi? Më ka ndryshuar. Tani kam më shumë besim dhe më kërkon gjithmonë që të avancoj në sulm. Pastaj edhe lojtarët e tjerë si Mkitarian dhe Lautaro ma bëjnë më të lehtë”, ka thënë Bastoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"