Forca e “transformuesve”, Interi i dubluar në të gjitha rolet/ Intuita e Inzagit s’ka gabuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 23:13

Forca e “transformuesve”, Interi i dubluar në të gjitha rolet/ Intuita e Inzagit s’ka gabuar

Është një Inter me lojtarë që nuk mund të “mbyteten”, që janë të aftë për të luajtur në role të shumta, në varësi të nevojave të skuadrës. Me pak fjalë, një Inter transformuesish. Intuita e Inzagit ka bërë që disa lojtarë të luajnë role të reja (Çalhanoglu) ose t’i rikthehen, atyre të mbajturve në të kaluarën (Karlos Augusto, Dimarko, Turam, …).

inter

Nga ana tjetër, Darmian është një xhol i vërtetë, ndërsa Mikhitarian është shndërruar në një mesfushor perfekt dhe e gjitha kjo, jo vetëm falë karakteristikave dhe të kaluarës së tyre, por edhe falë aftësisë së Inzagit për t’i mësuar në mbulimin e pozicioneve të shumta.

ÇALHA REGJISOR – Turku te Milani kishte luajtur në role të shumta, nga mesfushori (në 4-3-3) te mesfushori sulmues ose anësori në treshen pas sulmuesit (në 4-2-3-1). Në sezonin e parë, Inzagi e vendosi atë në mënyrë të përhershme në vendin e Eriksenit, pra mesfushorin e majtë në 3-5-2, por në 2022-23 e vendosi atë si regjisor para mbrojtjes, pas dëmtimit të Brozoviçit.

Që atëherë Çalha nuk ka lëvizur kurrë nga atje dhe e ka katapultuar veten si një nga më të mirët në qarkullim. Sepse përveç zhvendosjes së manovrës, ai shënon shumë dhe këtë e dëshmojnë 4 golat në 6 javët e fundit të Serisë A.

ANËSORËT SHUMËPËRDORIMSH – Lojtarët e krahut meritojnë një kapitull të veçantë. Darmiani ka lindur si mesfushor i krahut, në të djathtë ose në të majtë, por te Juanjtidi filloi të luante si mbrojtës krahu. Rolin e mbajti sezonin e kaluar, kur Shkriniar nuk ishte i gatshëm dhe po e bën sërish, këtë herë me Pavarin e dëmtuar. Megjithatë, Mateo shpesh luan mirë edhe në të djathtë të mesfushës, për t’i dhënë pushim Dumfrisit, ashtu si bënte me Konten.

Karlos Augusto është konfirmuar si mesfushor i majtë me Monëzn, por në atdhe ka konfirmuar se mund të jetë shumë mirë në të majtë të mbrojtjes me tre, siç tregoi ndaj Napolit. Nëse (siç duket qartë) Bastoni rikuperohet të shtunën, por e nisë nga pankina (siç ka të ngjarë), kundër Udinezes braziliani do të jetë ende në treshen e mbrojtjes.

Në këtë rol është angazhuar edhe Dimarko të mërkurën e kaluar në Lisbonë. Që nga sezoni i kaluar, më saktë nga tetori e në vazhdim, ai është angazhuar si mesfushor i majtë dhe tashmë, është ndër më të mirët në botë. Megjithatë, nëse është e nevojshme, ai mund të tërhiqet, siç ndodhi në kohën e tij te Verona.

MIKHI FANTAZIST – Një argument i ngjashëm me Calhanoglunë duhet të bëhet për armenin, një karrierë si sulmues i dytë ose mesfushor sulmues, i cili është transferuar përgjithmonë për të luajtur mesfushorin e majtë. Kjo nuk është një risi absolute sepse Murinjo e kishte angazhuar edhe si mesfushor në 3-5-2 apo edhe si mesfushor në 3-4-1-2. Mikhi, falë inteligjencës taktike, zuri vendin e Çalhas dhe me 35 vitet e tij ka lënë në stol një të paguar 33 milionë si Fratezi.

TURAMI QENDËRSULMUES — Markus kishte provuar të ishte sulmues i parë në të kaluarën me Gladbahun, para dëmtimit në gju. Inzagi i dha atij fanellën dhe rolin e Romelu Lukakut dhe Turami e ka shlyer trajnerin deri më tani me 6 gola, 6 asiste dhe 4 penallti. Shifra të jashtëzakonshme në përvojën e tij të parë në Serinë A.

MBROJTËSIT – De Vraj kishte luajtur tashmë krahun e djathtë me Holandën dhe gjithashtu me Interin. Habitati i tij natyror mbetet qendra e linjës me tre lojtarë, por Inzagi e ktheu atë në të djathtë në fillim të sezonit, si pasojë e dëmtimeve.

Edhe Açerbi, i cili është në maksimumin e tij në qendër të treshes mbrojtëse, shpesh luante si i majtë. Stefan dhe Françesko ishin të mësuar me mbrojtjen me katër, por gjithsesi Simone punoi për të dy. Shembulli perfekt është goli Fratezit në Lisbonë, i lindur nga një krosim i Açerbit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"