Fluturimi i Mesit drejt Arabisë kthehet në çështje, PSG nuk i kishte dhënë leje
Humbja e PSG-së ndaj Lorient në kampionat, ka hapur garën për titull dhe tashmë të gjithë po mendojnë për fundin e kampionatit… me përjashtim të Leo Mesit. Sulmuesi argjentinas është nisur menjëherë pas ndeshjes në drejtim të Riadit, aty ku arsyet ende nuk janë të ditura.
“L’Equipe” zbulon se largimi i Mesit në drejtim të Arabisë Saudite është bërë pa miratimin e klubit. Trajneri nuk i ka dhënë leje për t’u larguar pasi skuadra është në stërvitje në këtë moment delikat për PSG-në. Pavarësisht kësaj, Mesi nuk e ka ndryshuar qëndrimin e tij.
Fillimisht, mediat franceze dhe ato spanjolle hodhën dyshime se Mesi mund të jetë larguar në drejtim të Arabisë për të diskutuar për të ardhmen e tij. Al Hilal është skuadra që kërkon shërbimet e Mesit duke i ofruar edhe 400 milionë euro në sezon, por ende nuk ka asgjë konkrete. Së fundmi, nëpërmjet rrjeteve sociale, Mesi ka publikuar foto nga natyra në Arabi, duke lënë përshtypje se atje ka shkuar vetëm për pushime.
Tashmë mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo telenovelë e Mesit. Barcelona është në pritje për ta rikthyer në “Camp Nou”, por ngjarjet e fundit i kanë trazuar jo pak ujërat si në Spanjë, ashtu edhe në Francë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"