Florent Hasani mund të jetë mungesa e madhe e Tiranës në derbi, jashtë shikohet edhe Patrik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 21:49

Florent Hasani mund të jetë mungesa e madhe e Tiranës në derbi, jashtë shikohet edhe Patrik

Florent Hasani ka pothuajse 1% mundësi që të jetë në derbin me Partizanin. Lojtari më i rëndësishëm bardheblu dje provoi të stërvitej, por pati vështirësi, këmbën e kishte të fashuar dhe vuan një goditje në gju. Shanset që ai të jetë në fushë janë të pakta dhe nëse e bën rrezikon shumë, pasi ka disa probleme në ligamente.

tirana

Mjekët e kanë ndaluar që të stërvitet dhe të luajë dhe me shumë mundësi ai mund të humbasë Partizanin. Ktë gjë e konfirmoi edhe trajneri Ahmataj në daljen e sotme para mediave. Sulmi i Tiranës pritet të ketë probleme të mëdha, pasi braziliani Patrik shikohet jashtë kësaj sfide me të kuqtë. Patrik dhe Haxhiun trajneri Ahmataj i konsideron si mungesa për Partizanin, por ka besim te pjesa tjetër që është e gatshme.

Në vend të Hasanit dhe Haxhiut luajnë Kaina dhe Latifi, por gjithçka do të shihet edhe në stërvitjen e fundit. Julian Ahmataj në këto kushte do të shohë për mundësi të tjera. Golashënuesi më i mirë i Tiranës, Florent Hasani, dëshiron që të rrezikojë bardheblutë, por nëse e bën pa miratimin e stafit mjekësor i bie që të rriskojë shumë duke mbetur gjatë jashtë fushave të blerta.

Gjithsesi, gjendja e Hasanit do të monitorohet me kujdes dhe në fund do të vendoset për aktivizimin e tij. Padyshim, nëse nuk ia del, i be që Hasani të jetë një mungesë me peshë për bardheblutë në derbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"