“Flamurtari na bëri me zemër”, Memushi: Ja dy defektet që duhen korrigjuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 21:12

“Flamurtari na bëri me zemër”, Memushi: Ja dy defektet që duhen korrigjuar

Eqerem Memushi e priste që ndeshja e “play off”-it me Apoloninë të ishte dramatike. Ish-trajneri i Flamurtarit është i lumtur që u kualifikuan vlonjatët, por e pranon që shanse të mëdha kishin edhe fierakët. Për “Panorama Sport”, 58-vjeçari i bën një analizë ndeshjes së luajtur dy ditë më parë në Vlorë. “Të tilla ndeshje priten të jenë dramatike.

eqerem memushi

Faktikisht ashtu ndodhi edhe në fushë. Ishte një ndeshje që të linte me zemër në dorë. Ndaj të gjithë ishim në ethe dhe në stres.

Nëse bëjmë një analizë dhe shikojmë rrjedhën e ndeshjes, në pjesën e parë Apolonia është munduar të luajë në presion, e markuar në të gjithë territorin e fushës dhe një për një në zonë. Por e rëndësishme është që arritëm të kualifikoheshim. Ishte vetëm një ndeshje dhe mund të ndodhte çdo gjë. Shanset i kishin të dyja skuadrat”, shprehet fillimisht tekniku.

PROBLEMATIKAT

Që Flamurtari ka probleme, kjo është e qartë, dhe jo më kot vuajtën aq shumë që ta kalonin finalen e parë që i jep mundësinë që të presin një “biletë” në elitë. Më shumë se trajnerët, Memushi e sheh ngërçin te lojtarët. Sipas tij, nuk dinë të çmarkohen kur kanë kundërshtarë afër. Përjashton nga kjo gjë vetëm Indio Oliveirën.

“Kemi një problem të madh në skuadrën tonë. Nuk është se këtë gjë po e shohim te trajneri aktual, por edhe më parë. Marcelo Troisi duhet ta përgatiste skuadrën për këto situata që ndodhën. Po tregohem pak më i qartë në atë që do të them. Përveç Oliveirës, që arrin të çmarkohet në lojën kur ka kundërshtarë afër, lojtarët e tjerë qëndrojnë statikë. Gjë tjetër që mungon te Flamurtari është edhe që nuk kapin zonat.

Në mënyrën se si luajmë anësorët, janë shumë të deklaruar. Këto janë defekte që duhet tërregullohen dhe sidomos kur kemi edhe dy finale të tjera për të kaluar”, saktësoi vlonjati.

KORABI

Nuk kishte si të mos ndalej mëkonkretisht te finalja e së dielës, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”. Kundërshtar kanëKorabin, që fitoi në Berat përballë Tomorit. Ish-trajneri pret që skuadra të japë maksimuminnë këtë ndeshje.

“Na pret njëndeshje tjetër tani. Është njëfinale që do ta luajmë në fushëasnjanëse. Shpresojmë që Flamurtari të arrijë objektivin dhetë luajmë finalen e madhe.Duhet të japim maksimuminkundër Korabit, një ekip që fitoi përballë Tomorit dhe nëtransfertë. Kemi dy rrugë…Ose të ngjitemi në Superiore,ose pastaj të mendojmë përsezonin tjetër të Kategorisësë Parë.

Por larg qoftë kjo…Do Perëndia që të shkojmënë elitë dhe Zoti të jetë mene atë ditë. Besoj se do tëjemi ne që do të festojmë, porduhet kujdes. Duhet të jemimes më të mirëve të kampionatit shqiptar. Flamurtarivendin e ka pikërisht aty, askund tjetër”, përfundonMemushi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"