Fjalët e Silvinjos para publikut: Është nder të shkoj në Europian me këta djem
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Silvinjo iu është bashkuar ekipit kombëtar në fushën e gjelbër ku ka dhënë dhe deklaratën e tij para publikut.
“Si fillim dua t’ju falënderoj ju lojtarëve. Jeni të aftë, kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm, jeni lojtarë shumë të mëdhenj, e meritoni. I gjithë stafi, i falënderoj, janë shumë orë bashkë, u kërkoj falje, jam i vështirë e i rëndë. Faleminderit. Përfitoj për të falënderuar federatën, presidentin Duka, të gjithë ata që punojnë në Federatë, janë shumë. I falënderoj me zemër, ccdo ditë punojnë. Të fundit jeni ju tifozë, faleminderit për mbështetjen. Nuk kemi pësuar asnjë gol në shtëpi, jemi të parët, sulmi dhe mbrojta më e mirë, faleminderit për të gjitha”.
Më i bukur Championsi apo Europiani?
“Në 2009 ishte shumë e bukur. Por me të gjithë këta djem është një nder për mua. Nuk kam bërë Europian, duhet të shoh ndeshje, studioj, të shoh shumë ndeshje që të shkoj atje shumë i përgatitur”, tha Silvinjo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"