Fjalë të rënda nga ish-sulmuesi i Italisë për Tonali dhe Faxholin: Jeni b*le! Në kohën time…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 21:37

Fjalë të rënda nga ish-sulmuesi i Italisë për Tonali dhe Faxholin: Jeni b*le! Në kohën time…

Çështja e basteve ka tronditur futbollin italian në javët e fundit, pasi është zbuluar se lojtarët vënë baste për skuadrat në kampionatin e tyre dhe jo vetëm. Emra të njohur bëjnë një gjë të paligjshme duke dhënë shembullin më të gabuar, në një kohë që sipas shumëkujt ata janë të “privilegjuarit” që nuk kanë as nevojë që të bëjnë gjëra të tilla.

asdsadsadasdsadsad

Këtë e mendon edhe një emër i njohur si Paolo Di Kanio. Ish-sulmuesi i Italisë, nuk është kursyer në fjalët e tij në studion e “Sky Sport Club”.

“Jeni b*le!”, ishte sulmi i tij i menjëhershëm për të futbollistët, kur iu kërkua që të komentonte rreth situatës së Sandro Tonali Nikolo Faxholi. “Nëse vendos baste mbi futbollin je bosh, je budalla. Kjo sjellje nuk mund të justifikohet. Ka 3 miliard gjëra që mund të bëjnë. Nuk mund të justifikohen.

Pastaj ka edhe një ndryshim të madh në krahasim me periudhën kur unë isha futbollist. Tani kanë ndryshuar kohët. Kur luaja unë, më kritikonin nëse kthehesha në shtëpi pas orës 22:30. Ndërsa tani lojtarët justifikohen edhe nga klubet e tyre”, tha Di Kanio.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"