Postuar: Shtator 27, 2021 | 20:35
Fituan ndaj Erzenit, flet trajneri i Shkumbinit: E merituam, sakrifica në fushë u shpërblye
Lorenc Pashja ka të drejtë të krenohet me Shkumbinin. Një ekip që pati aq shumë probleme gjatë verës dhe nuk ka kryer një fazë të mirëfilltë përgatitore, por e sheh veten me 6 pikë. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri e cilësoi këtë si ndeshjen më të mirë të interpretuar nga lojtarët.
“Mendoj se sot (dje) djemtë kanë zhvilluar lojën më të mirë deri më tani dhe fatmirësisht sakrifica e tyre në fushë u shpërblye me këtë fitore të merituar.
E dinim që Erzeni ka një skuadër të fortë dhe ashtu rezultoi. Megjithatë, lojtarët i zbatuan më së miri detyrat dhe unë jam plotësisht i kënaqur prej tyre”, u shpreh pas ndeshjes të së shtunës, tekniku peqinas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)