Fituan dy të rinj, Bano: Po rritet një brez i artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2021 | 15:32

Fituan dy të rinj, Bano: Po rritet një brez i artë

Butrinti mundi 5-2 Shkumbinin në “Andon Lapa” dhe, veç pikëve, fitoi edhe dy të rinj. Meritë të padiskutueshme në këtë sukses kishin Mario Mërkuri dhe Ervin Brahimaj. Me paraqitjen e bërë ata morën edhe duartrokitjet e tifozërisë vendëse, si edhe besimin e trajnerit.

artan bano

Këtë e thotë edhe vetë Artan Bano, gjatë një deklarate për “Panorama Sport”:

“Fitorja me përmbysje e arritur ndaj Shkumbinit është meritë e forcës së grupit dhe punës sistematike që kemi bërë javë pas jave. Fitorja ka rëndësinë dhe peshën e saj. Më shumë se fitorja më gëzon fakti se në Sarandë po rritet një brez i ri dhe me mjaft perspektivë.

Mërkuri dhe Brahimaj, pa nënvlerësuar asnjë tjetër, më bëjnë optimist për të synuar më shumë rezultate pozitive, edhe pse me emra të rinj. Të nxitur nga dëshira dhe dashuria që këta futbollistë shfaqin në fushën e lojës, më duhet të ripërsëris se këtu në Sarandë punohet fort me grup-moshat.

Fitorja e fundit në shtëpi na motivon për të arrirë më shumë rezultate pozitive. Me kontributin e të gjithëve, duke filluar nga më të rinjtë dhe veteranët, Butrinti do jetë pjesë e më të mirave në Kategorinë e Parë”.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"