“Fitorja ndaj Besëlidhjes ishte detyrim”, flet lojtari i Orikut: Kundër Burrelit nuk dalim pa pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 11:42

“Fitorja ndaj Besëlidhjes ishte detyrim”, flet lojtari i Orikut: Kundër Burrelit nuk dalim pa pikë

Fitorja me Besëlidhjen ka rikthyen qetësinë tek Oriku. Në prag të sfidës me Burrelin, Ardi Qejvani, për “Panorama Sport” u shpreh:

flamurtari-oriku

“Fitorja me Besëlidhjen ishte shumë e rëndësishme. Ishte detyrim, pasi luanim në shtëpi dhe pas hapave falsë duhet të riktheheshim te rezultatet pozitive. Kemi luajtur mirë edhe në ndeshjet e kaluara, por nuk kemi shfrytëzuar mundësitë që kemi patur. Pra, na ka munguar fati.

Tani që u rikthyem nuk duhet që të gabojmë më. Çdo ndeshje duhet që ta shohim si finale. Me Burrelin është një ndeshje shumë e vështirë në transfertë dhe jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por, duhet që të marrim pikë, nuk ka rrugë tjetër. Ekipi është i motivuar për të bërë më të mirën në këtë ndeshje.

Jemi të qetë pas fitores dhe gati për këtë ndeshje”. Dy mungesa ka Orikumi në këtë ndeshje, Nuri i pezulluar nga kartonët, si dhe Kuçi i dëmtuar, ndërsa rikthehet Gjonaj.

OR

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"