Fitorja me përmbysje e Butrintit ndaj Lushnjës/ Bano: Sukses i trefishtë; Canaj: Nuk e mbajtëm presionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2022 | 20:17

Fitorja me përmbysje e Butrintit ndaj Lushnjës/ Bano: Sukses i trefishtë; Canaj: Nuk e mbajtëm presionin

Artan Bano e quan fitore të trefishtë këtë ndaj Lushnjës. Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, trajneri i Butrintit tha:

artan bano

“Të fitosh me Lushnjën nga 0-1 në 2-1 do ta quaj një fitore të trefishtë. E kemi dominuar dhe kemi zhvilluar një lojë tërësisht sulmuese nga fillimi në fund. Të gjithë komponentët e lojës flasin për ne. Luajtëm në gjysmëfushën kundërshtare. Kemi goditur 20 këndore dhe kemi bërë presion derisa arritëm te fitorja e merituar”.

Agim Canaj mendon se Lushnja nuk e mbajti dot presionin, ndonëse luajti mirë dhe gjeti e para avantazhin.

AGIM CANAJ

“E filluam shumë mirë. U përshtatëm me terrenin dhe kundërshtarin, ashtu si dhe e kishim menduar. E kishim nën kontroll lojën dhe arritëm të kalonim në avantazh. Kishim mundësi edhe ta mbyllnim ndeshjen.

Nuk mbajtëm dot presionin. Bëmë gabime individuale dhe pësuam golin e barazimit. Në pjesën e dytë u treguam më të freskët. Nga një aksion hiçi me gabime individuale, nga një hutim i portierit dhe mbrojtjes morëm golin e dytë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse çdo gabim kushton. Pamë egërsinë e garës, ndaj duhet të angazhohemi dhe tregohemi shumë seriozë”, tha trajneri i verdhejeshilëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"