Fitorja kundër Apolonisë, Gvozdenoviç: Debutimi që dëshiroja te Skënderbeu, por mund të shënonim më shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 14:28

Fitorja kundër Apolonisë, Gvozdenoviç: Debutimi që dëshiroja te Skënderbeu, por mund të shënonim më shpejt

Ivan Gvozdenoviç e nisi si donte rrugëtimin e tij te Skënderbeu. Trajneri i kënaqet asaj që skuadra ka prodhuar në fushë, por e pranon që nuk ishte e lehtë.

GVOZDENOVIC

“Morëm një fitore shumë të rëndësishme, për më tepër që ishte ndeshja ime e parë në krye të pankinës korçare. Më duhet ta pranoj që është një nisje e mbarë, prandaj jam shumë i lumtur.

Pikët erdhën përmes një loje shumë të mirë, prandaj për këtë më duhet të falënderoj të gjithë djemtë korçarë. Karakteri dhe mentaliteti i tyre bënë diferencën e madhe në fushën e lojës.

E konsideroj si një fitore grupi, që na bën shumë mirë për vazhdimësinë e Kategorisë së Parë. Mendoj se mund ta kishim mbyllur më shpejt takimin, duke marrë parasysh rastet e tjera të shpërdoruara.

Apolonia? E vlerësoj shumë, i përgëzoj jashtëzakonisht për aktivizimin e shumë lojtarëve të rinj dhe shpresoj të kenë sukses në të ardhmen e tyre”, deklaroi serbi i stolit të korçarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"