Fitorja e Romës në shtëpi, Murinjo: Goli i shpejtë na e bëri takimin të thjeshtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2023 | 10:40

Fitorja e Romës në shtëpi, Murinjo: Goli i shpejtë na e bëri takimin të thjeshtë

Roma ka siguruar fitoren e tretë radhazi në Ligën e Europës, pasi ka mundur të enjten Slavian e Pragës 2-0 falë golave të Boves dhe Lukakut. Një fitore që ka rezultuar më e thjeshtë nga sa parashikohej.

Mourinhonapoles

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo duke folur pas takimin ka nënvizuar se goli i shpejtë (pas vetëm 43 sekondash) ka qenë vendimtar për fatet e ndeshjes. Sipas tij, ai gol ia ka bërë dishezë Romës që ka kontrolluar gjithçka nga fillimi në fund.

“Nuk është se ndodh shpesh, por skuadra ka bërë mjaft mirë presingun. El-Sharaui ka kapur një top dhe më pas Bove e ka përfunduar aksionin në mënyrë të shkëlqyer. Ky gol na e bëri shumë më të thjeshtë takimin.

Nuk i kemi lënë shumë mundësi dhe hapësira Slavias dhe kjo është e rëndësishme. Gjithsesi më duhet ta pranoj se jemi në vështirësi, kemi lojtarë që nuk luajnë shumë dhe ata që luajnë gjithnjë. Ndaj e e ulëm ritmin në pjesën e dytë” tha Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"