Fitorja e Kukësit thellon rekordin negativ të Egnatias, asnjë fitore në shtëpi nga rrogozhinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 9:26

Fitorja e Kukësit thellon rekordin negativ të Egnatias, asnjë fitore në shtëpi nga rrogozhinasit

Katër ndeshjet e këtij sezoni mes Egnatias dhe Kukësit kanë sjellë të veçantën se skuadra rrogozhinase të dyja fitoret, në fazën e parë dhe të tretë, i ka arritur në transfertë. Në javën e 9-të me shifrat 0-1, ishin kuksianët që shkaktuan një autogol me mbrojtësin portugez, Tiago Ferreira, në minutën e 83-të.

KUKESI EGNATIA

Në fazën e dytë, në javën e 18-të, Kukësi fitoi në Rrogozhinë 1-2, më 25 janar 2023. Edhe pse Egnatia e udhëhoqi ndeshjen deri në minutën e 70- të me golin e Fernando Medeiros realizuar me 11-metërsh, Kukësi përmbysi rezultatin, ku fillimisht shkaktoi autogol Malota, ndërsa Mirza Delimedjak realizoi golin e fitores në minutën e 86-të. Spektakolare ishte fitorja e Egnatias në fazën e tretë në Kukës me shifrat 0-3. Golat për Egnatian u realizuan nga Rafael Duamena, Xhekson Santos dhe Fernando Medeiros. Ndërkohë, ndeshja e fundit ishte sërish në Rrogozhinë, me verilindorët që fituan 0-1.

Nuk duhet harruar se në kampionatin e kaluar ishte Kukësi që fitonte tri nga katër ndeshjet ndaj Egnatias, duke arritur madje golaverazhin 8-2. Kësisoj, në historinë e përballjeve në elitë mes dy skuadrave, Egnatia në kampionat ende nuk ka fituar një ndeshje në Rrogozhinë ndaj Kukësit.

B

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"