Fitorja e Italisë ndaj Anglisë, flet heroi Raspadori: Goli jo rastësi, e planifikova me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 14:30

Fitorja e Italisë ndaj Anglisë, flet heroi Raspadori: Goli jo rastësi, e planifikova me…

Kryevepra e Xhakomo Raspadorit ndaj Anglisë nuk ishte një rastësi. Ishte një plan i sulmuesit të Napolit, të cilin ai e kishte thurur bashkë me Bonuçin pak sekonda më herët dhe që fatmirësisht për 22-vjeçarin dhe shokët e tij të skuadrës, u zbatua me sukses.

RASPADORI

“Gjëja më e bukur për golin është se Bonuçi më kishte thirrur për të më thënë se do të tentohej një aksion i tillë dhe vetëm pak sekonda më vonë e bëmë atë”, tha sulmuesi për mikrofonat e “Rai Sport”, duke u ndalur më në detaje në topin perfekt të mbrojtësit të Juventusit.

“Mora topin e duhur, ishte një aksion i bukur dhe gol i tillë. Bëmë një paraqitje të madhe, një ndeshje që e luajtëm në sulm dhe u sakrifikuam”.

Raspadori mendon se një fitore e tillë është guri i duhur për t’u rikthyer Italia me karakterin e saj të fortë që u zbeh jo pak pas Europianit, duke sjellë edhe dështimin në kualifikueset e Botërorit.

Katari është pranë dhe “axurrët” do ta shohin nga TV, por ky është një moment për të rilindur dhe Liga e Kombeve është mundësia më e mirë në rast se do të përfundojnë të parët në një grup që nuk ka skuadra banale, por pikërisht Gjermaninë dhe Anglinë.

“Bëmë një paraqitje të shkëlqyer dhe ajo që ka më shumë rëndësi, morëm edhe rezultatin më të mirë të mundshëm. Kishim nevojë për një fitore të tillë, në një stadium si ky dhe kundër një skuadre të madhe.

Treguam se kemi ambicien për t’u rikthyer skuadra që dimë të jemi”, përfundoi ish-talenti i Sasuolos.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"