Fitorja e Francës ndaj Holandës, Tçuomeni: Kjo ishte vetëm goleada e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 19:37

Fitorja e Francës ndaj Holandës, Tçuomeni: Kjo ishte vetëm goleada e parë

Orelian Tçuomeni ka marrë dhe pretendon që ta ruajë rolin e tij prej titullari në kombëtaren e Francës dhe pas suksesit me Holandën paralajmëron edhe goleada të tjera në vazhdim.GettyImages-1249279751_Thumb

“Kush vë në dyshim forcën tonë do të marrë një përgjigje si kjo me Holandën, apo edhe më shumë sesa kaq. Duhej të dërgonim një sinjal të fortë që në fillim, por shumë të tjera do të prisni në vazhdim, pasi humbja e Botërorit në finale ka ndezur te ne diçka që do ta shikoni në vazhdimësi”, tha mesfushori i Realit të Madridit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"