Fitorja e Erzenit në derbi, Deliallisi: Nuk kemi bërë ende asgjë, ja çfarë iu kërkova çunave sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 20:12

Fitorja e Erzenit në derbi, Deliallisi: Nuk kemi bërë ende asgjë, ja çfarë iu kërkova çunave sot

Erzeni mposhti Teutën në derbin e Durrësit duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishmë. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i shijakasve Alfred Deliallisi.

bandicam 2023-10-08 20-10-58-374

“Kur vjen pas dy humbjeve, është e rëndësishme fitorja. Ishte javë e gjatë dhe e plotë për tu rikuperuar, patëm më shumë kohë për tu rikuperuar, jam munduar nga ana psikologjike dhe iu kam kërkuar që të përqëndrohen dhe të tregojnë përgjegjësi maksimale. Kacbufi ka cilësi të jashtëzakonshme, e dimë që Qaqi dhe Jazxhi janë të fortë. Nuk kemi bërë ende asgjë, të ulim kokën dhe të punojmë edhe më shumë, na pret një punë e madhe, kampionati është i gjatë”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"