Fitorja dramatike e Milanit në fund me Empolin, Pioli: I lumtur me ekipin, të tilla sfida të dhurojnë titullin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 9:39

Fitorja dramatike e Milanit në fund me Empolin, Pioli: I lumtur me ekipin, të tilla sfida të dhurojnë titullin!

Empoli-Milan ishte ndeshja e parë e Serisë A, në të cilën u bënë 3 zëvendësime gjatë pjesës së parë që nga Juventus-Sampdoria më 26 korrik 2020.

PIOLI

Dëmtimet ishin edhe lajtmotivi i konferencës për shtyp të Stefano Piolit, i cili ishte i shqetësuar për Davide Kalabrian, teksa për të tjerët do të mësojë më tepër gjatë ditës së sotme.

NDESHJA – “Djemtë besojnë gjithmonë. Ndaj Empolit u zhvilluan tri-katër ndeshje të ndryshme. Është e qartë se dy lëndime të afërta na bënë të humbnim distancat, por luajtëm një ndeshje intensive.

E donim këtë fitore, humbëm kundër Napolit pas kaq shumë ndeshjeve të pamposhtura dhe donim të rifillonim me fitore. Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi dhe mendoj se të tilla fitore janë ato që bëjnë diferencën në fund të sezonit”.

REAGIMI – “Besoj se një pjesë e madhe e fitores së titullit i takon atyre lojtarëve që janë përdorur më pak, por që asnjëherë nuk e kanë bërë grupin t’i mungojë diçka. Djemtë punojnë shumë.

Te 1-1 nuk mendova se ndeshja kishte përfunduar, por mendova se mund të mbyllej në çfarëdo mënyre. Lojtarët e mi menduan se mund ta fitonin atë.

0- 0 më dukej shumë i çuditshëm për një ndeshje si kjo. Empoli është një ekip i mirë dhe ne kemi humbur shumë raste. Sigurisht duhet të shënojmë më shumë”.

BALO-TURE – “Balo zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, është një djalë që ka dhënë gjithmonë gjithçka dhe ka vuajtur, sepse ka një lojtar të fortë si Teo përpara. Vërtet ka luajtur më pak, por është pjesë e grupit. Jam shumë i lumtur për të, ai e meriton për gjithçka që i ka dhënë skuadrës.”

ÇELSI – “Do të jemi gati dhe ka për të qenë një sfidë e madhe. E pashë ndeshjen e Çelsit dhe mendoj se janë një ekip me përvojë të madhe. Do të përgatitemi sa më mirë dhe do t’i vëmë në vështirësi kundërshtarët tanë”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"