“Fitorja do na nxirrte nga kriza”, kapiteni i Tiranës: Derbi vendoset nga detajet, tifozëve u premtoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 12:10

“Fitorja do na nxirrte nga kriza”, kapiteni i Tiranës: Derbi vendoset nga detajet, tifozëve u premtoj që…

Për derbin e kryeqytetit kundër Partizanit që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, ora 19:00 ka folur dhe kapiteni i bardhebluve, Filip Najdovski. Ai u shpreh për mediat se fitorja në këtë sfidë do e ndihmojë shumë skuadrën në aspektin psikologjik dhe do e nxirrte nga kriza.

najdovski

Besoni se mund të rimëkëmbeni për të arritur një sukses ndaj Partizanit?

Nuk ka asnjë arsye më të mirë që të vijë një derbi dhe të rrisim nivelin tonë dhe përqendrueshmërinë tonë si ekip. Është mënyra më e mirë për të dalë nga kriza dhe është si një injeksion psikologjik fitorja në derbi.

Vështirësitë që mund të sjellë një përballje e tillë?

Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë derbi i Tiranës për Shqipërinë si vend. Ne e kuptojmë dhe e ndjejmë rivalitetin brenda skuadrave. Siç e thashë dhe më parë, një fitore në derbi do e rrisë shumë skuadrën, do dalë nga kriza dhe do jetë një plus psikologjik për ekipin dhe për vazhdimin e kampionatit.

Çfarë i mungon Tiranës për të fituar në derbi?

Derbi shpeshherë vendoset nga një mungesë përqendrimi, apo nga disa detaje shumë të vogla. Derbin do e fitojë ai që do ketë më shumë dëshirë dhe që do bëjë më pak gabime.

Premtim për tifozët?

Kemi një premtim, që ne do dalim në fushë, do japim 200%, do fitojmë çdo duel, sepse ata e meritojnë, sepse janë tifozët më të mirë në Shqipëri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"