Fitoren speciale ndaj Serbisë e festoi me fanellën e Jasharit, reagon Granit Xhaka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 0:15

Fitoren speciale ndaj Serbisë e festoi me fanellën e Jasharit, reagon Granit Xhaka

Ylli i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka festuar me bluzën ku shkruhej mbiemri i heroit Adem Jashari pas fitores ndaj Serbisë. Bluzja me numrin 26 i përkiste shqiptarit tjetër që luan me skuadrën e Zvicrës, Ardon Jashari, teksa Xhaka zgjodhi ta vishte duke ekspozuar kështu përpara serbëve mbierin e heroit kombëtar.

XHAKA JASHARI

Gjithsesi në konferencën për shtyp, me diplomacinë e një lideri të vërtet, u shpreh se veprimi i tij nuk ishte politik.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”.

Gjithashtu Graniti bëri dhe një reagim në “Instagram” pas ndeshjes, duke postuar foto me Ardon Jasharin, teksa shkroi:

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mij. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"