Fitore me përmbysje në finale, Internacional Tirana shpallet kampion i Kategorisë Superiore U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2021 | 19:00

Fitore me përmbysje në finale, Internacional Tirana shpallet kampion i Kategorisë Superiore U-17

Internacional Tirana është kampione e Kategorisë Superiores U-17. Skuadra e trajnerit Brus Arapi mposhti me rezultatin 2-1 në finale Akademinë e Futbollit.

bandicam 2021-05-27 18-59-51-146

Një triumf ky me përmbysje, pasi Gjoka gjeti i pari rrugën e rrjetës për bardhekuqtë, pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të Akademisë së Futbollit, teksa në fragmentin e dytë të lojës, Internacionali përmbysi sfidën me anë të Boçkës dhe Gucit që realizuan në minutën e 53 dhe 84-t.

FT: Internacional Tirana  – Akademia e Futbollit 2-1

Golat: Bocka 53′, Guci 84′ / Gjoka 5′ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"