Fitore e madhe në Gjirokastër, Pogradeci kryesues tregon forcën përballë AF Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2023 | 11:38

Fitore e madhe në Gjirokastër, Pogradeci kryesues tregon forcën përballë AF Luftëtarit

Pogradeci kryesues ka marrë një fitore të madhe dje në Gjirokastër me shifrat 3-0, në një ndeshje ku nuk mungoi as tensioni, në një kohë që te Luftëtari janë të indinjuar më tepër me gjykimin e arbitrit kryesor, Ergys Spahiu.

luftetari pogradeci

Mesfushori Shyti në pjesën e parë, serbi Cirkoviç dhe sulmuesi Topllari në të dytën, ishin protagonistët e triumfit të skuadrës që drejtohet nga Samuel Nikaj.

Për rreth 50 minuta bluzinjtë luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të mesfushorit me tipare sulmuese, Alesio Kolonja.

Vendimet e arbitrave kanë lënë një shije të hidhur te vendësit, përtej faktit që Pogradeci tregoi se ishte më kërkues dhe ia doli të merrte tri pikë.

Gjirokastritët vuajtën në përballjen e djeshme mungesën e qendërmbrojtësit Benito Çulli për shkak kartonësh.

Në fillimin e lojës pati dy raste, ku Berberi për miqtë dhe Kolonja për vendësit kërkuan golin me goditje nga jashtë zone.

Minuta e 31-të rezultoi fatlume për pogradecarët, që në zhvillimet e një goditjeje këndi, shënojnë me Shytin. Luftëtari kërkon të reagojë, por portieri Baçi është në një ditë të shkëlqyer.

Pjesa e dytë foli e gjitha për miqtë, të cilët me një forcë më shumë në fushë, ndëshkojnë edhe dy herë bluzinjtë.

54465465

02

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"