Fitoi 1 trofe dhe janë edhe 3 të tjerë afër, Mbape mund të mbyllë aventurën me PSG-në në mënyrën më të mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 14:21

Fitoi 1 trofe dhe janë edhe 3 të tjerë afër, Mbape mund të mbyllë aventurën me PSG-në në mënyrën më të mirë

Edhe pse në Francë ende refuzojnë t’i thonë lamtumirë golashënuesit më të mirë të historisë së PSG-së, vendimi i Kilian Mbape për largimin nga “Parku i Princave” është marrë prej kohësh.

mbape

Nuk ka kthim mbrapa dhe as tripleta  nuk do mund t’i ndryshojë mendjen, pavarësisht se trajneri , Luis Enrique beson te mrekullia. Mbape ka fituar tashmë Superkupën e Francës, është fare pranë triumfit në Ligue 1, skuadra është në finale të Kupës më 25 maj kundër Lionit dhe parisienët janë tri ndeshje larg suksesit në Champions.

Nëse PSG fiton të gjitha trofetë e mundshëm, Mbape do të largohej si hero dhe me siguri nuk do të urrehej nga asnjë tifoz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"