Fisnik Qosja mes ikonave të futbollit: Të bësh qoka me krenarinë e Kavajës është për të ardhur keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 19:29

Fisnik Qosja mes ikonave të futbollit: Të bësh qoka me krenarinë e Kavajës është për të ardhur keq

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja, mendon se sportin në këtë qytet duhet të kthehet në nivelet ku ka qenë gjithmonë, duke bërë krenarë sportdashësit e shumtë. Këtë ai e ka shprehur në një takim me ish-futbollistë të njohur kavajas, duke shpalosur planin e tij për të ndryshuar fytyrën e sportit e sidomos futbollit në Kavajë.

bandicam 2023-05-04 21-20-09-948

Ai ka dëgjuar fillimisht sugjerimet e personave të ftuar në këtë takim të hapur, duke shpjeguar se kështu duhej të bënte çdokush i interesuar për të kthyer edhe një herë dinjitetin e futbollit në këtë qytet, prej shumë vitesh larg elitës.

“Do të bëj maksimumin për stadiumin e ri dhe futbollin. Ka një problem të madh në Bashkinë e Kavajës. Janë mbi 600 persona që marrin rrogë në administratë dhe nja 50 për sportin. Por janë kot, marrin rrogë për qoka të kryetarit të bashkisë. Të bësh qoka me futbollin, krenarinë e Kavajës, është për të ardhur keq”, tha Qosja në këtë takim, duke premtuar se gjithçka do të ndryshonte pas 14 majit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"