Firo te skuadra e Kategorisë së Parë, dy lojtarë shpallin “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2021 | 10:48

Firo te skuadra e Kategorisë së Parë, dy lojtarë shpallin “divorcin”

Gati dy largime, Butrinti ka mbyllur dje përgatitjet dhe është nisur drejt Elbasanit, ku edhe është grumbulluar. Luajnë me Turbinën në “Nexhip Trungu” dhe qëllimi është që të mos largohen pa pikë.

niko paterni 3

Sulmuesi Gëzim Hyska e quan të realizueshëm këtë mision, ndërsa për gazetën deklaron: “Pasi ndalëm Bylisin, udhëtojmë me moral në Cërrik.

Duam ta mbyllim me dinjitet vitin. Turbina ka ekip cilësor dhe në fushën e vet nuk gabon kollaj, por i kemi marrë masat. Golat? Dua që këtë sezon të lë gjurmë në Sarandë.

Duke shënuar sa më shumë gola, mund të ndihmoj ekipin që të mos e diskutojë mbijetesën. Do bëj çmos që të gjej rrjetën që nesër (sot)”.

Sakaq, priten largime nga sarandjotët. Portieri Ariol Kaloshi dhe mbrojtësi Niko Paterni kanë arritur “divorcin” dhe sot luajnë ndeshjen e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"