Financat/ Minus 65 milionë euro në bilanc, por klubi i Milanit shënon përmirësim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 16:55

Financat/ Minus 65 milionë euro në bilanc, por klubi i Milanit shënon përmirësim

Humbjet në rënie me 30 milionë euro në krahasim me një vit më parë, teksa minusi në bilancin e Milanit bie në 66.5 milionë, ndërkohë vitin e kaluar ishte thuajse në masën 100 milionë euro.

Paul-Singer-Elliot-Milan

Bordi drejtues i klubit kuqezi miratoi dje shifrat e konsoliduara për vitin financiar që u mbyll më 30 qershor 2022. Shifrat mbeten në përmirësim, teksa buxheti i ri do t’i kalojë votimit të Asamblesë, të planifikuar për në fund të tetorit.

Në sezonin 2021-‘22, të ardhurat u rritën me 14%, duke arritur në 297.7 milionë euro (261.1 milionë ishin ato të një viti më parë), për shkak të të ardhurave më të larta që rrjedhin nga rihapja e stadiumeve pas pandemisë, të drejtat televizive për pjesëmarrjen e re në Champions dhe sponsorizimet e reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"