Finalja e madhe e Champions-it, Mançini: Gjithçka ndodh, po sikur Interi të shënojë i pari?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2023 | 23:36

Finalja e madhe e Champions-it, Mançini: Gjithçka ndodh, po sikur Interi të shënojë i pari?

Roberto Mançini i ka drejtuar të dyja klubet dhe e ka të vështirë të bëjë një parashikim, por shpreson që të fitojë Interi, edhe për italianët që ka në skuadër.

roberto-mancini_joxd7b3t8ldd1h21meuyrdcma

Trajneri i kombëtares italiane ka komplimentuar Inzagin për punën e bërë dhe ka inkurajuar zikaltrit, që pavarësisht se luajnë ndaj më të mirëve në botë, nuk mendon se e nisin të mundur.

Për Sitin, Champions-i është një obsesion, për Interin një ëndërr. E prisnit që Inzagi të ishte kaq i mirë?

E dini si është puna, trajnerët varen nga rezultatet. Disa kohë më parë lexoja se kishte dyshime për Inzagin dhe e ardhmja e tij ishte në dyshim. Nuk u fol shumë mirë për të vërdallë. Gjithçka ndryshoi në një muaj. Fantastike. Jam i lumtur për Simonen, pasi e kam parë të rritet si lojtar dhe si trajner. Ka bërë një punë shumë të mirë.

A mund të fitojë Interi?

Gjithçka mund të ndodhë në 90 minuta. Për sa i përket asaj që ata janë, çfarë kanë bërë në dhjetë vitet e fundit, për sa u përket rezultateve, Siti është favorit në letër, por gjithçka mund të ndodhë në një finale. Interi nuk e nis i humbur, është një finale krejtësisht e hapur.

A është Siti skuadra më e fortë në botë?

Janë të kompletuar, kanë cilësi dhe zgjidhje, janë një skuadër plot talent. Nuk e di nëse janë më të fortët në botë, por janë ata që luajnë më mirë. Interi gjithashtu ka lojtarë të mirë. Janë një skuadër solide dhe nuk është e lehtë të shënojnë zikaltrit, por as t’u shënosh. Nuk mund të jap përqindje sepse është sfidë teke, por gjithçka mund të ndodhë. Do t’u bëj një pyetje të gjithëve, po sikur Interi të kalojë i pari në avantazh?

Çfarë efekti do të ketë tek italianët e Interit?

Unë uroj që Interi të fitojë dhe djemtë të kthehen nga Stambolli të entuziazmuar dhe gati për t’i dhënë edhe Italisë energjinë që u duhet për Ligën e Kombeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"