Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Organizim deri në detaje, priten 3 mijë tifozë në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 14:16

Finalja e Kupës së Shqipërisë/ Organizim deri në detaje, priten 3 mijë tifozë në Elbasan

Elbasani është një qytet dhe ka një stadium që u sjell fatrrogozhinasve. Dy vite më parë Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë në Kategorinë e Parë. Mundi 1-0 Dinamon në “Elbasan Arena”.

kupa-68

Nga ai moment kjo skuadër, është pjesë e Kategorisë Superiore. Në elitë nuk është aq e lehtë të sjellësh këtë nivel e cilësi lojërash e rezultatesh siç Egnatia e nisi nga sezoni i shkuar. Vërtetë mbijetoi falë një ndeshjeje “play out”-i fituar pastër 2-0 me Korabin në Rrogozhinë. Por ama në këtë sezon që mbyllet nesër, Egnatia e ka përsosur çdo gjë me seriozitet maksimal. Është ky një sinjal që ka prekur e futur tashmë në histori me ndërthurjen e shkëlqyer të shumë komponentëve. Atmosfera për finale duket madhështore sepse si nga KF Egnatia, bashkia e qytetit të Rrogozhinës e në veçanti tifozët.

Mësuam dje se po “qepen” e ndërthuren të gjitha detajet e rëndësishme e shumë të domosdoshme që mendohetse do ta çojnë nesër Egnatian te suksesi. Numri i tifozëve pritet t’i kapërcejë 3000 vetat. Autobusët në dispozicion të tyre do të jenë pa limit dhe falas. Ato do të nisen në orën 16:00 nga sheshi i qytetit. Do të ketë edhe furgonë pa kufizim. Pa llogaritur autokolonën e madhe të autoveturave.

Biletat do të shpërndahen që në Rrogozhinë dhe kjo është një masë e mirë për të shkuar të organizuar më së miri në tribunat përkatëse dhe kryer dhe respektuar në stadium gjithë”fair play”-in e duhur sportiv mbi përkrahjen e mbështetjen efuqishme të skuadrën e tyre. Vargu i autobusëve, furgonëve dhe autoveturave do të shoqërohet nga policia, e cila ka marrë masat e saj për lëvizjen në itinerarin Rrogozhinë – Elbasan dhe anasjelltas. Egnatia pritet ta zgjidhë me sukses këtëndeshje të parë finale në historinë e saj.

Dhe pas ndeshjes në Rrogozhinë është planifikuar një festë e madhe. Skuadra me drejtuesit është menduar se do të priten si heronj të vërtetëpër këtë sezon të madh futbollistik që e kanë përjetuar me intensitet të lartë dhe përkushtim mbi sa morën në kampionat (vendin e 3-të) dhe sigurimin e luajtjes në Ligën e Konferencës në Europë, po edhe çfarë kërkojnë të arrijnë edhe në Kupë, duke e sjellë për herë të parë trofeun e këtij kompeticioni në Rrogozhinë.

FATMIR EFICA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"