Finalja e Kupës së Shqipërisë, dy skuadrat përballen në “shtëpinë e re” të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2023 | 22:30

Finalja e Kupës së Shqipërisë, dy skuadrat përballen në “shtëpinë e re” të Tiranës

Tirana dhe Egnatia kanë kaluar në finalen e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2022-2023 dhe do të diskutojnë mes tyre për trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin e vendit tonë.

Tirana-Egnatia

Takimi është përcaktuar të luhet sipas kalendarit më datë 1 qershor, por jo në kryeqytet. Në vend të “Air Albania”, sfida do të luhet në “Elbasan Arena”, për arsye ende të pashpjeguara. Në fakt, do të jetë si të luash në “shtëpinë“ e Tiranës, pasi impianti i qytetit të Elbasanit është kthyer në muajt e fundit në strehën e re të bardhebluve.

Këta të fundit, duke mos mundur të luajnë në stadiumin “Selman Stërmasi” që është degraduar plotësisht, e as në “Air Albania” ku nuk lejohet nga FSHF, kanë zhvilluar rregullisht ndeshje në impiantin e qytetit të Elbasanit.

Sfida ku Tirana kërkon trofeun e 17-të në histori, ndërsa Egnatia të parin, do të zhvillohet në orën 19:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"