Finalja e Kupës, ja sa para do të fusë në arka ekipi fitues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 15:14

Finalja e Kupës, ja sa para do të fusë në arka ekipi fitues

Tirana dhe Egnatia nuk luajnë vetëm për trofeun e Kupës, por edhe për një grusht para.J,FMG

Më saktë, janë 50 milionë lekë të vjetër që nuk ndryshojnë prej 2002-shit. Vetëm me inflacionin për 21 vjet kjo shifër do të ishte dyfishuar, por dihet, në FSHF i kanë me shumë merak çështjet e parave.

Finalja e Kupës së Shqipërisë ndërmjet Tiranës dhe Egnatias, do të zhvillohet më datë 1 qershor 2023, në “Elbasan Arena”, në orën 19:00. Për Tiranën kjo është ndeshja e fundit e sezonit.

Bardheblutë gjithashtu kanë dalë në finale 11 herë të tjera, duke përfshirë edhe finalen e qershorit. Tirana nuk e fiton këtë trofe që prej 2017-ës, sezon kur bardheblutë ranë nga Kategoria Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"