Finalja e Kategorisë së Dytë, Shkumbini karikon lojtarët me premio të majme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2021 | 14:23

Finalja e Kategorisë së Dytë, Shkumbini karikon lojtarët me premio të majme

Shkumbini siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe tashmë në Peqin do të kërkojë me çdo kusht marrjen e trofeut të Kategorisë së Dytë. Kjo nënkupton se ndaj Maliqit do të synohet vetëm fitorja.

SHKUMBINI

Klubi bardhekaltër ka përgëzuar lojtarët për objektivin kryesor, por gjithashtu i ka motivuar ata duke u premtuar edhe një premio të majme në rast se arrijnë të sjellin trofeun nga përballja me Maliqin, që do të zhvillohet sot në “Elbasan Arena” në orën 16:00.

Trajneri Pashja ka pohuar gjithashtu se skuadra gëzon një formë optimale dhe është e karikuar në maksimum për t’i bërë një mbyllje sa më të mirë këtij sezoni të suksesshëm. Tekniku peqinas ka motivuar lojtarët, duke u kujtuar atyre se kanë në karrierë edhe disa sezone të luajtura në Superiore, pa nënvlerësuar kundërshtarin, që gjithashtu ka zhvilluar një sezon pozitiv.

FATMIR AHMETI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"