Finalet e moshave, Partizani dhe Dinamo bien nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2021 | 23:51

Finalet e moshave, Partizani dhe Dinamo bien nga kategoria

Partizani U-17 dhe Di namo U-19 zbresin për herë të parë në historinë e tyre nga Kategoria Superiore. Pas ndeshjeve “play out”, të kuqtë e drejtuar nga Ledio Pano dhe blutë e Bledi Kadiut, nuk ia kanë dalë të fitojnë dot luftën për mbijetesë. Partizani është mposhtur nga Pogradeci vetëm pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Dinamo u mund minimalisht 1-0 nga Football Republic. Të njëjtin fat me të dyja grupmoshat pati edhe Shkëndija e Durrësit, që përfaqëson në kampionatet U-17 dhe U-19 shkollën e futbollit “Benardina Qerraxhia”. Në luftën për t’i shpëtuar rënies nga elita ia dolën vetëm Pogradeci me të dyja ekipet, Flamurtari me paratërinjtë dhe Football Republic U-19. Në sezonin e ardhshëm Partizani U-17, Shkëndija e Durrësit për të dyja grupmoshat dhe Dinamo U19, do të militojnë në Kategorinë e Parë.

Çast nga ndeshja Partizani-Elbasani 2-0 për U-19

LUFTA PËR TITULL

Internacionali-Apolonia dhe Shkëndija e Tiranës-Akademia e Futbollit do të jenë dy ndeshjet gjysmëfinale për Kategorinë Superiore U-17, të cilat do të vendosin për finalistin që do të shpallë edhe kampionen e këtij sezoni. Dy ndeshjet gjysmëfinale do të luhen këtë të diel në kompleksin e Kamzës. Për të ardhur deri këtu, Akademia mposhti Tiranën me shifrat 3-0 falë dopietës së Dijar Nikqit dhe golit të Arseld Halilaj. Shkëndija e Tiranës, e drejtuar nga Endri Vrapi, mundi minimalisht 1-0 Vorën pas një goli të Kasmollarit. Në ndeshjen tjetër mes Internacionalit dhe Football Republic, fitoi skuadra me qendër në Pezë me shifrat 5-1. Syla shënoi i pari, ndërsa Guci bëri dopietë. Sorra shënoi gjithashtu me 11-metërsh dhe për të vulosur triumfin mendoi Bocka.

Në ndeshjet çerekfinale u eliminua Shënkolli kampion në fuqi, duke u mposhtur 4-2 nga Apolonia. Për fierakët shënuan Kurti dy herë dhe Puci, ndërsa Kamshi shkaktoi autogol. Ndërkohë, sa i përket luftës për titull te U-19, tashmë gjithçka do të diskutohet në gjysmëfinalet Partizani-Akademia e Futbollit dhe Shënkolli-Tirana, të cilat do të luhen të mërkurën më 19 maj në kompleksin e Pezës. Në çerekfinale, ndeshja më e fortë ishte ajo mes Tiranës dhe Teutës, por bardheblutë e Alpin Gallos bënë diferencën, duke fituar 2-0 falë golave të Kukës dhe Gjumsit.

Surpriza më e madhe në këtë raund ishte eliminimi i Vllaznisë U-19, që cilësohej si një prej pretendenteve kryesore në luftën për titull. Akademia e Futbollit befasoi shkodranët, duke i mundur me përmbysje 2-1. Interesant është fakti se Akademia përdori me të rinjtë dy lojtarët e U-17, Nikqi dhe Halilaj, të cilët u bënë protagonistë të dy golave edhe me të rinjtë. Në dy ndeshjet e tjera Partizani mposhti Elbasanin 2-0 falë golave të Koldashit dhe Shibës, ndërsa Shënkolli shkatërroi 5-1 Skënderbeun. D.Marku dhe Daija bënë dopieta, ndërsa fillimisht realizoi Uku.

111111111 2222 33

44

CER

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"