Fiksim i hershëm i vlonjatëve, Flamurtari tenton të rrëmbejë… Mentor Mazrekajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 21:19

Fiksim i hershëm i vlonjatëve, Flamurtari tenton të rrëmbejë… Mentor Mazrekajn

Flamurtari i kthehet fiksimit të vjetër. Sapo kanë mësuar lajmin që Mentor Mazrekaj ka dalë lojtar i lirë në treg, janë vënë direkt në lëvizje.

MAZREKAJ

Një nga dëshirat e mëdha të Sinan Idrizit del sërish në skenë. “Panorama Sport” ka zbuluar në orët e fundit se emri i tij po lakohet sërish në klubin vlonjat, duke qenë edhe kohë merkatoje.

Me Mazrekajn, Flamurtari ka pasur bisedime edhe më herët, që kur skuadra ishte në Superiore. 34-vjeçari pëlqehet nga presidenti dhe mësohet se ka qenë një kërkesë e tij që të ishte pjesë e kuqezinjve.

Kosovari do t’i bënte punë Flamurtarit për eksperiencën që ai ka. Pjesën më të madhe të karrierës e ka në Kosovë, ndërsa është aktivizuar me Prishtinën, Ferizajn, KF 2 Korriku dhe Llapi, pa harruar që ka luajtur edhe në Norvegji.

E njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar. Kulmin në futbollin tonë e ka arritur me Partizanin në sezonet 2013- 2014 dhe në 2017-ën, por edhe me Laçin ka shkëlqyer.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"