FIFA jep OK-in, Taulant Seferi do të luajë për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2017 | 11:43

FIFA jep OK-in, Taulant Seferi do të luajë për Shqipërinë

Pas Elvir Malokun një tjetër futbollist shqiptar ka marrë OK-in nga FIFA për tu aktivizuar me fanellën e Kombëtares. Bëhet fjalë për futbollistin Taulant Seferi, i cili aktivizohet në radhët e Jang Bojs në kampionatin zvicerian.

Taulant Seferi kuqezi

Mesfushori aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21 dhe pritet që të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare në sfidën e 12 qershorit ndaj Estonisë në “Elbasan Arena”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"