FIFA i “djeg” debutimin Bajramit, mesfushori humb sfidën ndaj Andorrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 19:34

FIFA i “djeg” debutimin Bajramit, mesfushori humb sfidën ndaj Andorrës

Nedim Bajrami ka humbur sfidën e sotme ndaj Andorrës, për shkak të problemeve burokratike. Mesfushori 22-vjeçar, mbahet ende “peng”, nga FIFA, teksa qeveria botërore e futbollit ende nuk ka pajisur lojtarin me lejen për të përfaqësuar Shqipërinë.

bajrami2

Bajrami nuk do të ketë mundësinë të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme, teksa kjo gjë konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s, që ka zbardhur formacioni dhe lojtarët e stolit, ku vihet re mungesa e Bajramit.

rezervat

Shpresohet që ky problem të zgjidhet në sfidën e radhës ndaj Anglisë dhe mesfushori i Empolit të jetë gati për të debutuar ndaj “3 luanëve” .

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"