Festimet e titullit, çmenduri në rrugët e Barcelonës (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2023 | 20:26

Festimet e titullit, çmenduri në rrugët e Barcelonës (VIDEO)

Barcelona nuk e ka ngritur ende trofeun e kampionit. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar katalanasit që të festojnë titullin kampion në La Liga të fituar të dielën në mbrëmje pas suksesit 2-4 në derbin kundër Espanjolit.

Barca

Siç ishte programuar nga klubi, në orën 18:00, skuadra e Barcelonës së femrave dhe skuadrës së meshkujve ka bërë paradën e kampionëve. Kjo është hera e tretë në histori që në të njëjtin sezon Barcelona fiton titullin kampion në Spanjë, si në futbollin e meshkujve dhe në atë të femrave. Rrugëtimi i kampionëve ka nisur nga stadiumi “Camp Nou” për të kaluar në disa prej rrugëve qendrore të Barcelonës.

Autobusi i hapur me kampionët më të rinj të Spanjës është shoqëruar me kore dhe festime nga mijëra tifozë katalanas, që kishin zbarkuar rrugëve të Barcelonës. Festimet e lojtarëve të Barcelonës kanë vijuar deri vonë në mbrëmje në një festë të çmendur, që ka përfunduar në një nga pikat qendrore të qytetit, “Harku i Triumfit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"