Fernando “driblon” të ardhmen: Jam i emocionuar, çdo gjë e bëmë për Duamenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 22:02

Fernando “driblon” të ardhmen: Jam i emocionuar, çdo gjë e bëmë për Duamenën

Mesfushori brazilian Fernando ka “dribluar” pyetjen për sa i përket të ardhmes, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas suksesit historik me skuadrën rrogozhinase, për mikrofonin e “MCN”, Fernando u shpreh: 

FERNANDO

“Për momentin duhet vetëm të shijoj këtë festë. Nesër është ditë e re do të flasim për këto gjëra. Jam shumë i emocionuar për Duamenën që nuk është me ne, ky sukses është vetëm për të. Që nga momenti që Rafa iku, kemi folur që çdo gjë do të bëhet për të”, u shpreh Fernando.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"