Federata Italiane merr në pyetje Florencin për bastet, Milani pret vendimin për mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 19:51

Federata Italiane merr në pyetje Florencin për bastet, Milani pret vendimin për mbrojtësin

Skuadra e Milanit nuk e di ende nëse do të ketë apo jo një dënim për Alesandro Florencin. Mbrojtësi i kuqezinjve, i përdorur nga emergjenca edhe në mesfushë nga trajneri Stefano Pioli, rrezikon dënim nëse vërtetohet se ka vendosur baste, ashtu siç kanë bërë më parë edhe Tonali e Faxholi.

e96082a1abfaf761172b7262da14cd15-19043-oooz0000

Mbrojtësi ka insistuar pak ditë më parë përballë Prokurorisë së Torinos se nuk ka vendosur baste mbi ndeshjet e futbollit, por vetëm ka luajtur lojëra online të kazinove. Sot ai ka përsëritur të njëjtën gjë përpara Prokurorisë Federale, duke theksuar se nuk kishte thyer kodin sportiv.

Megjithatë, mbetet të shihet se çfarë del nga dosja e Prokurorisë së Torinos, e cila ka kontrolluar celularin dhe pajisjet elektronike të lojtarit, si dhe do të verifikohet nëse kjo gjë është bërë në platforma legale apo ilegale.

Ndërkaq, Milani mbetet në pritje të vendimit për futbollistin, pasi nuk di nëse do të ketë një ndëshkim të tij siç ndodhi në rastin e Tonali dhe Faxholit. Duke parë emergjencën që po kalojnë kuqezinjtë, mungesa e Florencit do të ishte një tjetër goditje e rëndë për planet e Piolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"