Favoritët e Champions-it/ Bastet thonë përsëri “qytetarët”, ndjek Bajerni dhe Reali i Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 20:45

Favoritët e Champions-it/ Bastet thonë përsëri “qytetarët”, ndjek Bajerni dhe Reali i Madridit

Rinis dhe të gjithë janë në radhë pas Mançester Sitit. Kampionët në fuqi të Europës janë favoritë, sipas kompanive të basteve, për të triumfuar në Champions edhe këtë sezon.

champions

“Qytetarët” kanë një koeficient mes 3 dhe 3.25 për të triumfuar në finalen e “Wembley”-t në 1 qershor 2024. Ndjek Bajerni i Mynihut, që kuotohet me koeficientin 6-6.5. Zbret pak më poshtë Reali i Madridit (9), që këtë sezon nuk do të ketë Karim Benzemanë e larguar drejt Arabisë dhe Tibo Kurtuanë e dëmtuar.

A do të jetë ky viti i PSG-së? Mesi dhe Nejmar nuk janë më dhe është momenti që skuadrën ta tërheqë i vetëm Mbape. Kampionët e Francës kuotohen me koeficientin 10, po aq sa Barcelona, ndërsa pastaj vjen Arsenali me 12. Milani e ka koeficientin 30, ndërsa Interi pak më poshtë, 25.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"