Fati i trajnerit Pioli në “fije të perit”, Milanit i ofrohet ish-ylli ukrainas i sulmit për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 16:38

Fati i trajnerit Pioli në “fije të perit”, Milanit i ofrohet ish-ylli ukrainas i sulmit për stolin

Me humbjen e mbrëmshme në “San Siro” në shifrat 3-1 nga Dortmundi, Milani i ka minimizuar në maksimum mundësitë për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampioneve. Ecuria nuk është e mirë as në Seria A, kështu që pankina e Stefano Piolit ndodhte në “fije të perit”.

pioli sheva

Eliminimi nga Championasi në fazën e grupeve i shton kreditet për largimin e Piolit si trajner i kuqezinjve. Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, mësohet se kanë nisur lëvizjet për të gjetur pasuesin e mundshëm që trajnerit që i ka dhënë Milanit titullin e fundit në Seria A. Një nga emrat e lakuar është edhe legjenda ukrainase e kuqezinjve, Andrij Shevçenko.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Nikola Shira, Andrij Shevçenko i është ofruar Milanit nga disa ndërmjetës si trajner provizor deri në qershor. Por profili i ish-sulmuesit legjendar të Milanit, tashmë në rolin e trajnerit, duket se nuk i ka bindur plotësisht menaxhmentin e “djallit”. Kujtojmë se kontrata e Stefano Piolit, me rrogë 4.2 milionë euro në sezon, skadon në vitin 2025.

;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"