Fati i sezonit është vendosur nga protagonistët, ja sa ka ndikuar derbi në titullin kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2023 | 21:07

Fati i sezonit është vendosur nga protagonistët, ja sa ka ndikuar derbi në titullin kampion

Si rrallë herë, kampioni i Shqipërisë do të përcaktohet vetëm në javën e fundit të kampionatit, e për më tepër kur dy skuadrat janë në barazim pikësh dhe vendos vetëm historiku i ndeshjeve direkte.

tirana partizani

Dy skuadrat numërojnë nga 64 pikë, të dyja kanë shënuar nga 54 gola dhe këtë sezon kanë regjistruar nga 19 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Ndryshimi i vetëm mes dy skuadrave janë ndeshjet direkte dhe golat e pësuar në këtë sezon.

Është pikërisht historiku i përballjeve direkte këtë sezon që mund të përcaktojë fituesin e titullit kampion. Në 4 ndeshjet derbi që janë luajtur këtë sezon, Partizani ka fituar 2 ndeshje, 1 është mbyllur në barazim dhe një tjetër e ka fituar Tirana.

Këta të fundit e nisën mirë sezonin, duke fituar derbin e parë sezonal me rezultatin 0-2, ndërkohë që Partizani ka fituar derbin e dytë 0-1, të tretin 2-0 dhe i fundit 1-1.

NDESHJET DERBI:

TIRANA 1-1 PARTIZANI

PARTIZANI 2-0 TIRANA

TIRANA 0-1 PARTIZANI

PARTIZANI 0-2 TIRANA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"